Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar, për shkak të fillimit të vitit shkollor.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 51 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, si edhe janë sekuestruar 31 motomjete.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

‱JanĂ« ndĂ«shkuar 1238 drejtues mjetesh, pĂ«r qarkullim me shpejtĂ«si tej normave tĂ« lejuara;

‱JanĂ« ndĂ«shkuar 514 drejtues mjetesh, pĂ«r parakalime tĂ« gabuara;

‱JanĂ« ndĂ«shkuar 420 drejtues mjetesh, pĂ«r pĂ«rdorim tĂ« celularit, gjatĂ« drejtimit tĂ« mjetit;

‱JanĂ« ndĂ«shkuar 280 drejtues motomjetesh pĂ«r mosvendosje tĂ« kaskĂ«s mbrojtĂ«se;

‱JanĂ« ndĂ«shkuar 339 drejtues automjetesh, pĂ«r mosvendosjen e rripit tĂ« sigurimit;

‱JanĂ« ndĂ«shkuar 480 drejtues automjetesh, pĂ«r ndalim ose pushim tĂ« automjetit, nĂ« kundĂ«rshtim me sinjalistikĂ«n rrugore.

Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.

#udhĂ«tomejetĂ«nnĂ«mendje đŸ›ŁïžđŸš˜
#zbatorregullat✅⚠
#mbrojetën
#respektokĂ«mbĂ«sorĂ«t đŸš¶đŸšž
#STOP❌shpejtĂ«si❌alkool❌celular🚘