ATSH/ Bashkia e Shijakut po punon të shtunën dhe të dielën për të mbyllur kontratat e dëmshpërblimit të grandeve për riparimin e banesave në nivel DS1, DS2, DS3, por nuk po lë jashtë vëmendjes dhe punët e tjera të përditshme në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.
Në territorin e bashkisë sot ka patur një aksion pastrimi ku ekipit të mirëmbajtjes i është bashkuar dhe vetë kryetari i Bashkisë Elton Arbana, i cili ka pastruar së bashku me to qendrën e qytetit.
Janë pastruar dhe dezinfektuar rrugët, trotuaret në Shijak, bashkia e qytetit, Njësitë Administrative, tregu. Ndërkohë ka vijuar dhe mirëmbajtja e varrezave.
Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, tha se “me kënaqësi ju bashkova sot ekipit tonë të mirëmbajtjes në pastrimin dhe dezinfektimin e çdo lagje të qytetit. Ju lutem, të bashkëpunojmë të gjithë për tu kujdesur për qytetin ashtu si për shtëpitë tona”.
“Pastërtia dhe higjiena e përbashkët janë thelbësore sidomos në situatën e pandemisë Covid-19! Ku ka vullnet, ka zgjidhje”, u shpreh Arbana./k.s/ /a.g/