Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të gjyqtares së Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha.
Gjithashtu Balla i ka bërë një thirrje dhe Lulit dhe Monikës: “Mjaft takoheni skutave me ish-gjyqtarë e ish-prokurorë. Nuk ka asnjë shans që ky proces të kthehet mbrapsht”, shkruan Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Kush ankohet apo s’ka ende besim tek institucionet e reja të Drejtësisë, çdo ditë po merr përgjigje. Institucionet e reja të drejtësisë po funksionojnë dhe po e tregojnë këtë ditë pas dite me rezultate konkrete. Hetimet pro-aktive dhe arrestimet e kryera nga SPAK-u dhe procedimet e kryera nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si për gjyqtarin e Korcës, për gjyqtaren e arrestuar sot dhe për të tjerë në proces, janë vetëm shembujt e parë të përkushtimit për të kryer detyrën, por edhe inkurajim për punë të tjera në vijim, si një proces i rëndësishëm për rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia. Zbatimi me përpikmëri i reformës në drejtësi dhe vetingut, po mundëson një drejtësi të re e të pavarur, e cila nuk do të dijë as se kush je apo çfarë pozicioni politik ke. Meqenëse fola për vetting-un, dua t’i them Lulit dhe Monikës mjaft takoheni skutave me ish-gjyqtarë e ish-prokurorë. Nuk ka asnjë shans që ky proces të kthehet mbrapsht.
Top Channel