Komisioni Rregullator miratoi disa ndryshime në vendimin e Komisionit Rregullator, “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.
Ndryshimet e miratuara përcaktojnë që pas mbylljes të procesit të votimit, për qëllim të pasqyrimit të rezultatit paraprak të çdo qendre votimi, PEVN, pasi printon procesverbalin e rezultatit të votimit, mundëson transmetimin e këtij rezultati me siguri maksimale dhe pa cënuar integritetin e informacionit drejt Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Votave dhe Rezultateve (SEMVR) në KQZ dhe jo anasjelltas.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator, ky parashikim bëhet për qëllime të menaxhimit eficent dhe uljes së kohës së nxjerrjes së rezultatit.
Me përfundimin e votimit në ditën e zgjedhjeve, PEVN do të transmetojë rezultatin në një komunikim të mbyllur me sistemin qendror në KQZ.



























