Aksidentet rrugore janë shndërruar një tjetër vrasës i shqiptarëve, të cilët për shkak të shpejtësisë së madhe, mos respektimit të rregullave të qarkullimit kanë shkaktuar 165 humbje jete gjatë vitit 2021.
“Nga janari deri në fund të nëntorit janë 3.212 aksidente, përfshire edhe ato me motor dhe mjete të rënda”, thotë Brataj.
Por një tjetër problem është ndihma e shpejtë që nuk dimë ta japim, pasi për të ndihmuar të aksidentuarit nxitojmë që t’i trasportojmë ata menjëherë, por në fakt më shume i dëmtojmë, pasi një lëvizje e gabuar mund të shkaktojë paralizë të të aksidentuarve.
Ndaj Brataj njofton se në Urgjencën Kombëtare vijojnë trajnimet e të gjithë personelit dhe grupeve që japin ndihmën e shpejtë, të cilët janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme.
Top Channel

























