Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 195 raste të reja me koronavirus nga 1,664 testime të kryera. Fatkeqësisht, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe viktimave, pasi dje u regjistruan 418 raste dhe 4 të vdekur.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët që të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, 183 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,227 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa në të gjithë vendin janë 7431 pacientë aktivë me COVID.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj.


























