Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij me qytetarët për paketën e zgjeruar, foli edhe për një shqetësim që kanë qytetarët që punojnë në të zezë.
Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij me qytetarët për paketën e zgjeruar, foli edhe për një shqetësim që kanë qytetarët që punojnë në të zezë.
“Për ata që janë në të zezë, asnjë vend i planetit, nuk ka në asnjë paketë ndonjë shumë për ata që punojnë në të zezë. Për këtë arsye informaliteti është një plagë që duhet luftuar përditë, ne u themi të denoncojmë, kemi gati edhe shpërblim finaciar nëse denoncojnë. Brenda 24 orësh do kemi edhe këtë ofertë të zezë për të gjithë ata që kanë punuar në të zezë, dhe më pas marrim paëripër ta ndjekim të drejtën e tyre deri në fund, që pronarët të bëjnë detyrën e tyre”, tha Rama.
Top Channel