Përkeqësimi i situatës së koronavirusit në vend, ka bërë që 7 mësues nga 30 mije prej tyre që punojnë në sistemin parauniversitar të ndalin rrugëtimin arsimor dhe të humbin betejën me sëmundjen e shekullit.
“Ata janë në kontakt te pashmangshëm me nxënësit edhe pse janë treguar shumë të kujdesshëm janë më të rrezikuarit sot për sot nga radhët e arsimit. Dhe nuk ia kanë dalë me infeksionin për fat të keq 7 prej kolegëve. Por nuk kemi mësues të tërhequr nga detyra. Mungesat e mësuesve jo gjithmonë janë për arsye të covidit, por edhe për arsye të tjera shëndetësore“, tha Violeta Lleshi, specialiste DPAP.
Klasat e izoluara që po zhvillojnë mësim online janë me dhjetëra për shkak të prekjes nga virusi të mësuesve dhe nxënësve , ndërsa shkollat me raste infektimesh apo dyshimesh janë mbyllur për një ose dy ditë për kryerjen e disinfektimit, sipas ministrisë së arsimit.
Por teksa numrat e të prekurve rriten çdo ditë e kur vendi po kalon një karantinë të pjesshme si do të jetë vijueshmëria e mësimit në të gjitha shkollat?! Vendimi për ndërprerjen e procesit mësimor fizikisht i takon Komitetit Teknik të Ekspertëve shëndetësorë, megjithatë Drejtoria e përgjithshme arsimore po përgatitet edhe për skenarin më të keq.
Nëse shkolla mbyllet nesër mësimi do të vijojë i unifikuar aty ku e ka ndërprerë me televizionin rubrikën RTSH shkolla ose kush ka akses në internet nëpërmjet protalit akademia. al. Mësuesit janë trajnuar dhe në bashkëpunim me prindërit kanë hapur klasat virtuale.
Top Channel



























