Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se 9 mijë gra kanë kryer mamografinë gjatë tetorit.

Manastirliu thekson se mamografia është falas jo vetëm në tetor, por çdo ditë të vitit në të gjitha spitalet rajonale.

“Më shumë se 9 mijë gra kanë kryer mamografinë gjatë tetorit rozë falë rritjes së ndërgjegjësimit dhe sigurimit të shërbimit të mamografisë në të gjithë vendin  Mamografia është falas jo vetëm në Tetor, por çdo ditë vitit në Poliklinikën qendrore, Spitalin Onkologjik, Maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’;  në çdo spital rajonal dhe përmes mamografëve të lëvizshëm, në të gjithë vendin”, shprehet ajo.