Vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të princit Philip, me të cilin jetoi plot 73 vjet martesë, Mbretëresha e Anglisë ka festuar 95-vjetorin e lindjes, por, natyrisht në një situatë aspak të zakontë.

Ndoshta në një vit normal mund të kishte plane për një ceremoni private, në përkujtim të rastit, por vdekja e Dukës së Edinburgut më 9 prill, ceremonia e varrimit shtunën, së bashku me kufizimet e vazhdueshme për shkak të Covid-19, kanë treguar që nuk ka ndonjë plan publik për të festuar ditëlindjen e Mbretëreshës këtë herë.

Të jesh mbretëresha e një vendi nuk ka vetëm pjesën e përgjegjësisë ndaj vendit dhe popullit, por ka edhe shumë anë pozitive apo privilegje që vetëm një mbretëreshë mund t’i ketë.

Ja cilat janë 9 privilegjet që gëzon Mbretëresha e Anglisë:

1. Mund të ngasë makinën pa pasur patentë

Është personi i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar që ligjërisht nuk ka nevojë për një patentë.

2. Nuk ka nevojë për pasaportë për të udhëtuar

Pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore duhet të kenë një pasaportë nëse udhëtojnë, por jo Mbretëresha.

3. Feston dy ditëlindje

Po, është aq e rëndësishme sa gjatë vitit feston ditëlindjen dy herë, një herë në 21 prill kur ka ditëlindjen zyrtare dhe një herë në qershor.

4. Ka bankomatin e saj privat

Në pallatin Buckingham është instaluar një bankomat privat vetëm për Mbretëreshën.

5. Ka shumë kafshë

Ajo zotëron të gjitha mjelmat e lumit Tamiz, si dhe të gjithë delfinët dhe balenat që ndodhen në ujërat britanikë.

6. Nuk paguan taksa

Edhe pse ligjërisht nuk ka pse të paguajë taksa, Mbretëresha filloi t’i paguajë ato me dëshirën e saj në vitin 1992.

7. Nuk mund të arrestohet asnjëherë

Ka imunitet ndaj çdo lloj akuze. Për më tepër, ajo dhe familjarët e saj kanë të drejtë që mos t’i japin asnjë lloj aksesi në marrjen e informacionit për jetën e tyre private.

8. Ka poetin e saj

Momentalisht, Mbretëresha ka poetin e saj personal, Simon Armitage, i cili e mori këtë rol nga maji i vitit 2019 duke zëvendësuar Carol Ann Duffy. Një poet e merr këtë pozicion të nderuar kur puna e tij ka rëndësi kombëtare.

9. Është në krye të një besimi

Bashkë me titullin mbretëror, Mbretëresha është edhe në krye të Kishës së Anglisë. Kjo do të thotë që asaj nuk i lejohet të konvertojë besimin e saj, sepse nëse e bën, i hiqet titulli.