Pas Kukësit dhe Dibrës në zonën e veriut të vendit, Gjirokastra bëhet qarku i parë në jug të vendit ku ka përfunduar procesi i numërimit të votave.
Në bazë të shifrave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas numërimit të kutive në 207 qendra të votimit, PS ka arritur të marrë 53.8% të votave të këtij qarku, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 30.7% të votave. -Kliko këtu për të parë hartën interaktive
Të përkthyera në mandate, PS do përfaqësohet në Parlament me 3 deputetë nga qarku i Gjirokastrës, ndërsa PD me 1 deputet.Edhe pse LSI ka marrë 5778 vota, ose 12.7% të totalit të tyre, nuk ka arritur të marrë asnjë mandat.

























