Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer sot 180 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin.
AKU thekson se gjatë kontrolleve zyrtare në operatorë të biznesit ushqimor janë dhënë 41 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për mungesë të librezës shëndetësore të personelit, tejkalimit të afatit të planit DDD, mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 25 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme, bën të ditur AKU.
AKU fton qytetarët që të kontaktojnë për çdo problematikë.


























