Emma Bunton ka zbuluar së fundmi se është martuar me të dashurin e saj Jade Jones.
Emma e Jade kanë qenë bashkë prej më shumë se 20 vjetësh dhe bjondia bukuroshe ka njoftuar fejesën e tyre prej vitit 2011. Ata kanë së bashku dy djem Beau 13 vjeç e Tate 10 vjeç. Cifti nuk preferon zhurmen e mediave dhe rrjeteve sociale.
Emma dukej e mrekullueshme në fustanin e shkurtër te nusërisë, i cili kishte me gjysma mengesh dhe nje kurore koke me motive florale.
Jade mbante një xhaketë elegante Gucci pantallona ngjyrë kremi dhe kapele kafe.
Emma kishte diskutuar më parë planet e martesës pas marrëdhënies 23-vjeçare me Jade, duke thënë se ata gjithmonë kishin dashur ta bënin këtë në mënyrë private.
Emma e Jade kanë qenë së bashku për 23 vjet, ata u lidhën në 1998, u ndanë për një vit por u ribashkuan përgjithmonë në 2004 dhe mirëpritën bijtë e tyre.
Muajin që shkoi Emma tregonte se ajo e Jade dëshironin të tjerë fëmijë.
Ajo pranonte se do të ishte e vështirë që tashmë të ngjizë fëmijë në mënyrë natyrale pasi është në periudhën e peri-meno-pauzës.
Duke përshkruar veten e saj në periudhën e tranzicionit natyral të trupit drejt menopauzës, Emma thotë: “Ndjehem si e pabalancuar dhe në ankth. Fillimisht besoja se ishte nga pandemia, por ankthi po bëhej i përditshëm”.
Ajo shton se nuk ka qenë e thjeshtë të mbetej shtatzënë dhe me dy djemtë që ka Beau e Tate.


























