Zëvendëskryeministri Erion Braçe u shpreh sot i nderuar që shërbeu për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit.
“Ka një fund”, tha Braçe, ndërsa postoi pamjet domethënëse nga Thumana, ku në një nga paslëkundjet shumë të forta pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Braçe qetëson qytetarët e traumatizuar.
Më herët sot, në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës, Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme.
“Ju natyrisht do të vijoni të gjithë punë deri në minutën e kalimit të detyrës. Fatmirësisht kemi një skuadër kampione”, u shpreh kryeministri.


























