Kreu i PS-së në Tiranë, Ervin Bushati u shpreh sot në një intervistë televizive se “PD duhet të largojë ish-kreun e kësaj partie dhe të mos e fusë në parlament, ose në të kundërt “do të humbasin për herë të 6-të”.

Sipas Bushatit, të djathtët duhet të ‘vaksinohen’ nga Berisha.

“PD ka humbur takimin me realitetin, nëse nuk e kupton realitetin dhe këtë herë, kjo mund të quhet humbja e 6 e PD. Këto janë çështje të tyre të brendshme. PD me këtë sjellje, këtë mentalitet politik dhe lidership që ka, mund të rri edhe 6 mandate në opozitë. PD e ka humbur takimin me realitetin.  Serumin e të vërtetës, Partia Demokratike ka vite që ia mohon vetes. Është si një invalid apo pacient që ka nevojë  për ilaçe dhe nuk pranon të vaksinohet.PD nuk pranon të vaksinohet nga Berisha.  Është njësoj si të mos pranosh të vaksinohesh nga koronavirusi. Ne u themi qytetarëve ‘Vaksinohuni’, por ka edhe qytetarë që për arsye jo-objektive nuk vaksinohen. Partia Demokratike nuk vaksinohet nga Berisha”, tha Bushati.