Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,485,250 vaksinime në gjithë vendin. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së mërkurës shifrat e vaksinimit në total.

Ndërkohë, ministrja informoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 12,934 vaksinime. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,929,172 vaksina antikovid.

Edhe muaji shtator do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.