Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në New York.
Kryeministri Rama dhe presidenti i Turqisë, Erdogan ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Presidenca turke përmes një njoftimi bën të ditur se, takimi i cili u mbajt me dyer të mbyllura në ndërtesën e re Türkevi në New York, zgjati rreth një orë. /a.a/

























