Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë mbi 800 mijë qytetarë sot plotësisht të vaksinuar me dy dozat e vaksinës antikovid.
Lajmi u bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa publikoi mbrëmjen e së shtunës shifrën e vaksinimit në total dhe vuri në dukje se, “kjo ecuri është falë punës së përditshme të vaksinatorëve në rrjetin e qendrave shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin”.
Vaksinimi antikovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,074,560 vaksina antikovid.
Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.


























