Këshilli i Ministrave emëroi sot zëvendësministren e re të Turizmit dhe Mjedisit, Almira Xhembulla.

Emërimi u krye në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit.

Vendimi për emërimin e Almira Xhembullës si zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit hyn në fuqi menjëherë.