Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer sot 162 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin.

Gjatë kontrolleve zyrtare janë dhënë 28 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 3 gjobë për mungesë gjurmueshmërie.

AKU bllokoi 2 thasë miell dhe 250 kokrra vezë, si dhe në bazë të rezultatit pozitiv të raport provës u bllokuan 190 kg produkt djathë kaçkavall.

Referuar planit vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku janë marrë 49 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë dhe mbetje pesticidesh në fruta perime.