Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot angazhimin e të gjithëve për pastrimin e territorit.
Rama ndau një fotoalbum nga aksioni i pastrimit në disa qytete të vendit.
“Faleminderit për të gjithë ata që u angazhuan sot, në një tjetër ditë të pastrimit në Planin Kombëtar të Pastrimit. Së shpejti Plani Kombëtar do të përfshijë të gjithë sistemin e arsimit parauniversitar shqiptar”, tha Rama.
Kryeministri ndau momente nga pastrimi sot në Durrës, Klos, Vau Dejës, Bulqizë, Ura Vajgurore, Dibër, Krujë, Tepelenë, Kukës, Belsh dhe Skrapar.
Plani i Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.


























