Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u përcolli sot qytetarëve shqiptarë urimet për Vitin e Ri 2022.
Nëpërmjet një reagimi ku publikoi dhe një foto me familjen e saj, Kryemadhi uron mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për të ardhmen.
“Me nisjen e këtij kapitulli të ri, ju urojmë mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për atë çfarë na rezervon e ardhmja. Nga familja jonë, me dashuri, Gëzuar Vitin e Ri 2022!”, shprehet Kryemadhi.



























