Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot kërkesat për regjistrimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, për disa subjekte zgjedhore.
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri miratoi listat shumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiak për subjektet zgjedhore:
1. Partia Demokratike, për zgjedhjet për bashkitë Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë;
2. Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për bashkitë Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë;
3. Partia Socialdemokrate, për bashkitë Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë;
4. Aleanca Progresiste L.ZH.K, për bashkitë Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë;
5. Partia Shqiptare Atdheu për bashkinë Lezhë;
6. Partia Balli Kombëtar për bashkitë Elbasan dhe Vlorë;



























