Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith zhvilloi një takim me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Gjatë takimit Smith e uroi Zaçaj për plotësimin e Gjykatës.
“Diskutuam rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, rolin që luajnë gjykatat në mbrojtjen e kushtetutës, të të drejtave të qytetarëve, si dhe kuadrin vendimtar që cakton Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut”, tha ambasadori Smith, në një postim në rrjetet sociale.
Ambasadori britanik u shpreh se, “Mbretëria e Bashkuar mbetet një avokate e vendosur e shtetit të së drejtës, si pjesë e progresit të Shqipërisë si një vend i lirë dhe i pavarur”.