Gjithmonë ne duam të dukemi bukur dhe dhëmbët janë një arsye e fortë që ndikojnë në bukurinë tonë.

Çdo ditë e më shumë njerëzit kujdesen për të pasur dhëmbë shkëlqyes dhe më të bardhë. Zbardhja e dhëmbëve përfshin zbardhimin e dhëmbëve tuaj që ato të jenë më të shndritshëm për një higjenë dhe buzëqeshje më të mirë. Por a e dëmton kjo gjë dhëmbin?  I ftuar në emisionin Shëndet+, stomatologu Besnik Sadikaj është shprehur;
“Zbardhimi i dhëmbëve tek moshat mbi 18 vjec, është fare i papërfillshëm dëmtimi  që ai jep. Pavarësisht se zbardhimi ka në përmbajtjen e tij kryesore acid dhe acidi e bën më poroz dhëmbin, por kur kemi një smalt të maturuar, dëmtimi është pothuajse inekzistent dhe unë sugjeroj që të bëhet një herë në vit zbardhimi i dhëmbëve. Se sa kohë mban zbardhimi, varet nga higjena personale”, – tha stomatologu Besnik Sadikaj.