Ashtu si e paralajmëroi edhe dje zv. kryeministri Erion Braçe, çmimi i patates dhe i qepës do të jetë i njëjtë nga  të gjithë fermerët e Divjakës. Patatja dhe qepa nga sot e tutje do të shitet me 40 lekë kg, duke iu bërë thirrje tregtarëve që të blejnë në Divjakë, për të shmangur abuzimet me çmimet.

“Këto janë çmimet e qepës dhe patates; Prej mëngjesit të sotëm, Bujqit e Divjakës kanë vendosur: Çmimi i qepës së thatë: 40 leke/kg’, çmimi i patates së re: 40 leke/kg. Boll tregtarët morën mall pa lekë në Divjakë duke u pasuruar në kurriz të bujqve. Blini direkt në Divjakë! Mos blini në dorë të dyte e të trete! Ejani në Divjakë e merrni mallin drejtpërdrejtë me këto çmime”, shkruan Braçe.

Report TV, ndoqi ditën e djeshme të gjithë “rrugëtimin” e qepës dhe patates, nga fermeri në Divjakë deri te tregjet në kryeqytet,ku viheshin re abuzime me çmimet, 8-fish më shumë.