Qeveria Shqiptare përmes një akti normativ zgjati afatin e procesit të rivlerësimit të banesave deri më 30 prill 2022. Kjo zgjatje afati ka edhe një risi në favor të qytetarëve.
“Ligji bazë dhe shtyrja e bërë vjet, parashikonin që ditën që mbyllej afati i aplikimeve mbyllej edhe afati i pagesave. Me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej, deri më 31 korrik 2022”, bëri të ditur kreu i Kadastrës shqiptare, Artan Lame.
Kadastra Shqiptare bëri të ditur se për vitin 2020 u kryen 29450 rivlerësime, ndërsa për vitin 2021, pa përfshirë dhjetorin u kryen 31500 rivlerësime Tjetër arsye e shtimit të aplikimeve është edhe mbarëvajtja e procesit të legalizimeve.
Sipas Lames, vetëm legalizime për vitin 2021 janë rreth 23.000 familje, të cilat janë kontigjent shtesë që futen në procesin e rivlerësimit.
“Për periudhën e fundvitit Kadastra u kërkon qytetarëve të ulin fluksin e aplikimeve në e-albania, për t’u dhënë mundësi emigrantëve të ardhur për festat e fundvitit të kryejnë procedura pranë nesh”, tha Lame



























