Një virus me origjinë nga lakuriqët e natës i cili ënjt trurin, i ka marrë jetën një 12 vjecari e ka shqetësuar së tepërmi mjekët që thonë se kjo sëmundje e re është “tmerrësisht infektuese”.
Ekspertët druhen se sëmundja në fjalë mund të kthehet në një pandemi tjetër, të cilin e cilësojnë si “ E madhja fare”. Fëmija u infektua në Kerala të Indisë.
E gjithë zona rreth shtëpisë së djalit u rrethua menjëherë, ndërsa autoritetet shëndetësore janë vënë në gjendje gatishmërie në Malappuram dhe Kannur. Zyrtarët indianë kanë nisur një hetim mbi rastin dhe bënë thirrje që të mos përhapet panik.
12 vjecari u shtrua në spital javën e kaluar me temperature të lartë. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm gjatë fundjavës, dhe mjekët nuk bënë dot asgjë për t`i shpëtuar jetën. Virusi i pagëzuar si Nipah konsiderohet një prej viruseve më të rrezikshme në botë dhe është 75 herë më vdekjeprurës se Covid 19.
Top Channel