Top Channel ka siguruar pamjet e aksidentit të ndodhur këtë mbrëmje në aksin Milot-Fushë Krujë, ku janë përplasur tre automjete.Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Derven, ku katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës. Njëri nga drejtuesit është identifikuar nga policia si Dervish Allamani.

Siç shihet nga pamjet, dy prej automjeteve janë dëmtuar rëndë në pjesën e përparme, pasi duket se janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.