Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje ku një makinë me shpejtësi të madhe ka rënë nga mbikalimi pranë TEG dhe i ka rënë një makinë tjetër në rrugë. Nga sa mësohet ka 2 viktima dhe 3 të plagosur.
2 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë, në mbikalimin e TEG.
Report Tv mëson se një makinë ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” nga mbikalimi, ka “kapërcyer” korsitë dhe ka rënë mbi kofanon e një automjeti tjetër në autostradë



























