Një 19-vjeçar me inicialet P.P., është plagosur dhe ka përfunduar në spital, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, në orën 20:30.

I riu ka qenë duke kaluar rrugën në rrugën “Besëlidhja”, kur një makinë me drejtues me inicialet F.P., e ka përplasur. Ai është plagosur është dërguar në spital , ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Tiranë: Rreth orës 20:30, në rrugën “Besëlidhja” në Kamzë, mjeti me drejtues F. P ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. P., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.