Një aksident i rëndë është regjistruar në Unazën e qytetit të Elbasanit.
Mesohet se si pasojë e përplasjes nga një mjet tip “Volkswagen” ka ndërruar jetë një vajzë vetëm 16-vjeçare.
Mësohet se vajza ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga makina, në një zonë ku nuk ka mbikalime për këmbësorë.
Në momentin e ngjarjes, e reja ka qenë me prindërit dhe motrën e saj duke u kthyer për në banesë, pasi kishin konsumuar një kafe në lokal.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme.
Ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit.
Informacion paraprak
Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./Marre nga panorama