Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion të befasishëm për kapjen e personave në kërkim dhe për personat që qarkullojnë me armë pa leje.Burime bëjnë me dije se janë arrestuar 3 persona për armëmbajtje pa leje.

Një person rreth moshës 30  vjeçare kur ka parë policinë që po e ndiqte ka hedhur armën tip pistoletë dhe është larguar me vrap. Policia është në ndjekje të të  riut dhe ka rrethuar vendngjarjen.

Operacioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa detajet pritet të bëhen publike nga Policia e Shtetit