Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’.
“Pasi bëra testin, sot mora konfirmimin që kam rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime. Jam vetëizoluar në shtëpi, ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Mbani veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt.”, shkruan ambasadori Soreca.