I dërguari i Ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya dënoi Rusinë dhe veprimtarinë e saj si “shtet agresor” në Ukrainë, mbi popullin e pafajshëm.
“Cili do të jetë objektivi i radhës? Një ndërtesë më shumë banimi? Edhe një maternitet? Trupat ruse i kanë goditur tashmë të gjitha këto vende,” tha ai.
Më tej, Kyslytsya theksoi edhe faktin se për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, njerëzit po varrosen në varre masive në qytetet e Ukrainës.
“Sulmet ajrore dhe granatimet pa dallim të Rusisë pothuajse kanë shkatërruar Mariupolin dhe kanë vrarë 1,582 banorë civilë të atij qyteti, sipas administratës lokale. Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, njerëzit po varrosen në varre masive në qytetet e Ukrainës”.
Mariupoli është qyteti bregdetar jugor i Ukrainës, i cili është nën sulme pothuajse të vazhdueshme nga forcat ruse që prej nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt.

























