Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi u dorëzuan sot studentëve përfitues të bursave Fulbright dhe Humphrey, certifikatat e përfundimit të studimeve.
Kim dhe Kushi përgëzuan studentët e Fulbright dhe Humphrey për përzgjedhjen e tyre për këto bursa prestigjioze dhe u uruan fat ndërsa përgatiten të fillojnë programet e studimit në Shtetet e Bashkuara.
Ambasadorja Kim dhe ministrja Kushi i nxitën ata të zbatojnë ato që mësuan për fuqizimin e Shqipërisë.
Ambasadorja Kim theksoi se, “ky vit shënon 75-vjetorin e programit Fulbright, programi kryesor i shkëmbimit të Departamentit të Shtetit për arsimin dhe kulturën”.
“Që prej vitit 2019, qeveria e Shqipërisë ka kontribuar me fonde për programin Fulbright, gjë e cila i ka mundësuar Ambasadës të dyfishojë numrin e studentëve shqiptarë që marrin bursa për të ndjekur studimet master në Shtetet e Bashkuara”, tha Kim.






































