Mediat italiane shkruajnë se dy vëllezër shqiptarë janë janë arrestuar nga karabinierët në Scandiano (Reggio Emilia), pasi akuzohen se shisnin drogë prej 5 vitesh.
Shqiptarët përkatësisht 33 dhe 37 vjeç, dyshohet se kishin krijuar një biznes të konsoliduar për tregtimin e kokainës në këtë zonë.
Si rezultat i hetimeve të policisë, mediat vendase thonë se vëllezërit mbanin në shtëpi kokainë dhe e shisnin atë.
Pas urdhrit të policisë për arrestimin e shqiptarëve u sekuestruan edhe dy makina të përdorura që dyshohet se përdoreshin nga vëllezërit për dërgesat.
Sipas mediave, në fund të muajit gusht, në prangat e policisë kishte rënë edhe babai i tyre, i cili ishte kapur duke shitur disa doza kokainë në vendin e punës së klientit, në një garazh.