Presidenti Bajram Begaj deklaron se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve.
Në një reagim në rrjetet sociale pas marrëveshjes së arritur, Begaj ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së.
“I kënaqur kur dëgjova lajmet për marrëveshjen që lehtëson udhëtimin mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mirënjohje për dialogun që çon në rezultate konkrete dhe mirënjohës për mbështetjen BE dhe SHBA-së”, është shprehur presidenti Begaj.


























