Kristjan Asllani është zyrtarisht lojtar i Interit. Mëngjesin e të mërkurës talenti shqiptar 20-vjeçar kreu vizitat mjekësore në Milano, dhe tashmë pritet vetëm njoftimi i klubit italian.
Mesfushori kuqezi vlerësohet maksimalisht nga ekspertët Italian të futbollit. Lela Adani, opinionist futbolli në Itali, tha pak ditë më parë se Asllani është lojtari i ri, më i mirë i kampionatit italian. Dhe kush do ta marrë, ka bërë një goditje të madhe që do ta kuptojë me kalimin e kohës”.
Adani përgëzon Interin që siguroi kartonin e lojtarit shqiptar por kritikoi skuadrën kombëtare italiane të futbollit, që nuk e grumbulloi asllanin me ekipin katër herë kampion bote.
“Unë pastaj pyes veten: Ky djalë jeton dy hapa larg Empolit që nga mosha 2-vjeçare. Si është e mundur që federata italiane nuk i ka parë cilësitë e tij dhe federata shqiptare po? Kush e merr përgjegjësinë?”
Kostoja totale e operacionit të trasferimit të asllanit në Milano shkon në 14 milionë euro.
Detyra e mesfushorit shqiptar nuk do të jetë e lehtë, pasi zikaltërit e kanë marrë për të zëvendësuar Brozovic, i vetmi lojtari te Interi, që nuk kishte kush të zëvendësonte.
Ndërsa talenti tjetër shqiptar Armando Broja mund të qëndrojë te Chelsi që ka në pronësi kartonit të tij, tashmë që u Lukaku u largua tek Interi. Tomas Tuchel po mendon ta testojë 21-vjeçarin shqiptar gjatë verës, edhe pse nuk mungojnë ofertat për Brojën nga klubet e tjera. Mediet në ishull njoftuan se West Ham është gati ti paguajë Chelsit 40 milionë euro për Brojën që do të ishte dhe shifra më e lartë për një lojtar shqiptar në histori. ndërkohë që Napoli në Itali dhe arsenal në Angli kanë shprehur interes për Brojën.
Armando Broja shënoi sezonin e shkuar 7 gola me Sauthamton ku luajti në huazim, duke dhuruar paraqitje të një niveli shumë të lartë, aq sa tërhoqi interesin e klubeve historike në Europë.
Top Channel



























