Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se “qeveria i ka dhënë prioritet mbrojtjes së konsumatorit nga çmimet e çmendura të energjisë dhe çmimeve të shportës, që rriten ditë pas dite”.
E ftuar në një studio televizive, Balluku tha se “spekulime me çmimet, në kohë lufte ka më shumë se në ditët normale dhe fakti që ne kemi ngritur dy borde monitorimi, një për naftën dhe tjetrin për çmimet e produkteve të shportës”.
Balluku theksoi se “shteti në këtë rast do të ndërhyjë në treg në të mirë të konsumatorit”.
“Situata e krijuar nga disa paketa sociale që ne kemi marrë, impaktojnë buxhetin e shtetit dhe patjetër edhe investimet. Shteti shqiptar do të mundohet t’i mbajë këto masa, për aq sa do zgjasë, por kemi shpresën se do të mbarojë sa më shpejt”, tha Balluku.
Balluku solli në vëmendje se “Shqipëria ka pasur edhe një problematikë tjetër përveç luftës dhe pandemisë që është tërmeti dhe vjen e ‘plagosur’ më shumë se të tjerët në këtë situatë”.
“Ne kemi marrë të gjitha masat dhe do ta mbrojmë qytetarin me të gjitha mundësitë si për energjinë, dhe për produktet e shportës”, tha ajo.
Duke folur për vendimet që merren në Bordin e Transparencës për çmimin e naftës, Balluku tha se ne nuk marrim vendime arbitrare, por i marrim në bashkëpunim me palën tjetër


























