Baloni gastrik është një mënyrë për t’u dobësuar pa bërë ndërhyrje kirurgjikale, i cili po aplikohet çdo ditë e më shumë. Një nga format joinvazive për t’u dopësuar në spitalin Hygeia është baloni gastrik. I ftuar në emisionin Shëndet plus Plarent Kapo, gastroenterolog, endoskopist u shprehet se:
“Endoskopikisht vendoset ky balon në stomak që është një top silikoni dhe zë një pjesë të stomakut duke krijuar idenë e ngopjes. Baloni duhet kombinuar me dieta të ndryshme dhe aktivitete fizike në mënyrë që të jetë efektiv . Në vendin tonë ka tre vjet që eksperimentohet kjo metodë në spitalin Hygeia, përkundrejt formave të tjera invazive të mëparshme.
Baloni dhe mbushja e tij kontrollohet në vazhdimësi nga mjeku për të shikuar rënien në peshë. Por a mund të vendosë çdokush balon gastrik? Mjeku shpjegon një proçedurë për ato që duan të ndjekin këtë metodë duke thënë se: “ Përjashtohen nga procedura e vendosjes së balonit disa grupe njerësish si: ata që kanë sëmundjet kardiake, ato që kanë ç’rregullime hormonale , gratë shtatzëna , kur ka probleme me stomakun ulçera, tumore. Gjithashtu bëhet një analizë endoskopike e pacientit për të parë nëse ka shqetësime”, – ushpreh mjeku Plarent Kapo.

























