Kryetari i Partisë Demokaratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me demokratët në Fier, ku theksoi se me Vetingun e politikanëve do t’i jepet fund dominimit të asaj që ai e quajti ‘ 3 dinozaurët e tranzicionit’.

Në fjalën e tij, Basha tha se “të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozaurëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë Vetingun e politikanëve”.

“Secili prej brinjëve të trekëndëshit të Bermudës ka arsyet e veta se pse nuk e do Vetingun. Kjo do ta ndajë thashethemin nga e vërteta”, tha Basha, duke thënë se në djall të shkojë e shkuara pasi shqiptarët do të ecin para.