Kryeministri Edi Rama takoi sot në Abu-Dabi, ku po merr pjesë në punimet e “World Policy Conference”, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare dhe zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu-Dabit, Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahuan.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi ecurinë e bashkëpunimit dypalësh.

“Me Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahuan, këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dabit, për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut, si edhe një sërë investimesh e bashkëpunimesh të tjera të rëndësishme”, bëri të ditur Kryeministri Rama.

Kryeministri Rama nisi dje një vizitë zyrtare në Abu Dabi kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të marrë pjesë si i ftuar nderi në konferencën  “World Policy Conference”.