Bashkia e Cërrikut dhe ajo e Lübeck në Gjermani do të bashkëpunojnë në fushën e zhvillimit të mëtejshëm të infrastrukturës publike, veçanërisht në fushën e depozitimit të mbetjeve dhe largimit të ujërave të zeza, si dhe shkëmbimit profesional midis dy bashkive.
Kryetari i bashkisë së Cërrikut, Andis Salla gjatë një vizite në Gjermani nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me kryetarin e bashkisë së Lübeck, Jan Lindenau.
“Kjo marrëveshje bashkëpunimi vjen si rezultat i marëdhënieve të mira dhe partneritetit të vendosur midis dy vendeve tona. Fokusi kryesor i kësaj marrëveshje është depozitimi i mbetjeve dhe ujrave të zeza, sektor mjaft i rëndësishëm dhe që kërkon ndërhyrje për t’u përmirësuar në bashkinë tonë. Jam besim plotë se ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm për komunitetet tona”, u shpreh Salla në rrjetet sociale.