BE dhe SHBA mbështesin Shkollën Shqiptare të Magjistraturës.

Drejtori i Shkollës Shqiptare të Magjistraturës, Arben Rakipi zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe Alexis Hupin, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Nëpërmjet një reagimi Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë theksoi se, “BE-ja është e gatshme të mbështesë Shkollën për të rritur kapacitetin e saj për të përmbushur nevojën urgjente për më shumë magjistratë  të mirëkualifikuar në Shqipëri”.

“Nevojiten veprime të vendosura për të konsoliduar reformën në drejtësi”, shtoi Delegacioni i BE.