Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga Nunci Apostolik, imzot Luigi Bonazzi shprehu sot ngushëllimet për papën emeritus Benedikti XVI në Librin e hapur posaçërisht në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë.
“Një filozof dhe teolog i madh, një Papë i dedikuar ndaj besimtarëve të Tij; Papa Emeritus Benedikti XVI ishte një figurë e rëndësishme jo vetëm për katolicizmin, por për mbarë njerëzimin”, u shpreh Begaj në një postim në rrjetet sociale.
“Vlerësimi i tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë”, theksoi Begaj.



























