Presidenti Bajram Begaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë për festën e Kurban Bajramit.

Presidenti u shpreh se “sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë”.

“Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë. T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë. Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë”, u shpreh Presidenti në mesazhin e urimit.