Ergys Verdho largohet nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar për të marrë një tjetër post shtetëror. Ai është emëruar drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH).

Emërimi i Verdhos në këtë post vjen pas largimit të Benet Becit, i cili vendosi të kandidonte në 25 prill nën siglën e Partisë Socialiste. Duke qenë se fitoi mandatin e deputetit, Beci nuk do të jetë më në drejtimin e KESH dhe për këtë arsye drejtimin e Korporatës do ta marrë ish-kreu i rrugëve.

Mësohet në vend të Ergus Verdhos, drejtori i ri i Autoritetit Rrugor Shqiptar është emëruar Evis Berberi. Një rrokadë në institucionet shtetërore pasi ky i fundit më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë.