Rritja e ndjeshme e të prekurve me Covid 19 ka rritur sërisht shqetësimin, jo vetëm në opinionin publik, por edhe në strukturat shtetërore.
Në emisionin ‘Debat dhe Transparencë’ këtë të hënë në TV Skampa me Anëtarin e Komisionit të Ekonomisë, Florenc Spaho dhe me Psikologen Elona Mustafaraj, diskutuam mbi ecurinë e pandemisë dhe pasojat e saj.
Ndërgjegjësimi qytetar duket se ka rënë dhe kjo, sipas psikologes, është e shpjeguar si zemërimi i turmës.
Nga ana tjetër Z. Spaho kërkoi ruajtjen e mëtejshme të masave mbrojtëse sidomos nga subjektet tregtare, por edhe ato politike.
Nisur edhe nga një deklaratë e Kryeministrit Rama, i cili fajësonte partitë për grumbullime fushate, Spaho tha se asnjë jetë qytetari nuk mund të rrezikohet për vota, teksa fajësoi opozitën në këtë drejtim.
Spaho tha se Covid 19 është njuë betejë që mund të fitohet me optimizën duke vënë theksin tek rëndësia e një gjendje të mirë psikologjike.
Nga ana e saj Znj. Mustafaraj bëri apel për pranimin e kësaj situate. Sipas saj, sa më parë të pranohet gjendja e re, aq më shpejt do të reagohet dhe impakti do të jetë i drejtpërdrejtë në uljen e numrit të të prekurve.