Sanksionet e qëndrueshme ndaj Rusisë dhe ruajtja e unitetit perëndimor do të bëjnë ndryshimin në luftën në Ukrainë, deklaroi sot presidenti amerikan Joe Biden pas një samiti të jashtëzakonshëm të liderëve të NATO-s.

Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin gabon nëse mendon se “Evropa do të thyhet”, nën presionin e vendosjes së sanksioneve raund pas raundi në përgjigje të luftës në Ukrainë.

“Sanksionet nuk e pengojnë kurrë agresionin”, tha Biden, duke shtuar se rritja e ndëshkimit ndaj Rusisë do të bëjë ndryshimin në të ardhmen e konfliktit.